Trajneri i Lakers, Vogel: LeBron është më i miri që basketbolli ka parë

Frank Vogel nuk ka kursyer lëvdatat për LeBron James.

Sport

12/10/2020 08:09

Trajneri i Los Angeles Lakers, Frank Vogel, ka mbetur jashtëzakonisht i kënaqur me skuadrën e tij, e cila këtë sezon në NBA u shpall kampione.

Lakers kanë demoluar mbrëmë Miami Heat, për titullin e 17-të të kampionit në histori të kësaj skuadre.

Sigurisht, më meritori për triumfin e Lakers ishte LeBron James, i cili edhe pranoi çmimin 2020 Finals MVP.

Pas ndeshjes, për lojtarin ka folur edhe trajneri Vogel, i cili nuk kurseu lëvdatat duke konsideruar se LeBron është më i miri që basketbolli ka parë.

“Ai është lojtari më i madh që universi i basketbolli ka parë ndonjëherë”, ka thënë Vogel, transmeton lajmi.net.

“Nëse mendoni se e dini këtë, ju nuk e dini deri sa të jeni rreth tij çdo ditë, duke e trajnuar, duke parë mendësinë e tij dhe duke parë përkushtimin dhe mënyrën si udhëheq grupin”, shtoi trajneri i Lakers.

LeBron James arriti një ‘triple-double’ spektakolare në ndeshjen e mbrëmshme e cila doli më pas të ishte e funda e këtij sezoni. /Lajmi.net/