Trajneri i Lakers gëzon tifozët: Pret rikthimin e Cousins

Trajneri i Los Angeles Lakers, Frank Vogel, ka gëzuar shumë tifozët e skuadrës.

Sport

28/10/2019 17:04

Lakers kishin siguruar nënshkrimin e DeMarcus Cousins para fillimit të sezonit, por lojtari ka pësuar një dëmtim që i pamundësoi të niste sezonin e ri.

Nuk dihet akoma saktë se kur Cousins do të kthehet, por trajneri i Lakers ka lënë të kuptohet se ka derën hapur për lojtarin, duke shpresuar në shërbimet e tij edhe këtë edicion.

Mediet e LA bëjnë të ditur se Vogel ka thënë se nuk përjashton mundësinë që Cousins të kthehet në një pikë të sezonit. Ai gjithashtu ka thënë se mban derën hapur, pse jo edhe në fazën e ‘Play Off’, transmeton lajmi.net.

Mbetet të shihet se kur do të rikuperohet plotësisht qendra amerikane, i cili para dëmtimeve dominonte parketin. /Lajmi.net/