Trajneri i Kosovës jep një lajm të rëndësishëm për Hekuran Kryeziun

Bernard Challandes ka konfirmuar se Hekuran Kryeziu nuk do të paraqitet në ndeshjen kundër Danimarkës.

Sport

20/03/2019 16:27

Trajneri zviceran, ka thënë se Kryeziu nuk është ende gati, por shpreson se mesfushori të jetë i gatshëm për të hënën, për ndeshjen kundër Bullgarisë.

“Kryeziu nuk është gati të luajë nesër, është e qartë, nuk duam të rrezikojmë”, është përgjigjur Challandes, përcjell ‘lajmi.net’.

“Me siguri nuk do të luajë nesër, është mundësi e mirë që të provojmë lojtarë të tjerë në atë pozitë, dhe të shpresojmë që ai të jetë gati për ndeshjen e radhës”.

Ndeshja mes Kosovës dhe Danimarkës luhet ditën e enjte me fillim nga ora 19:00./Lajmi.net/