Trajneri i Izraelit vlerëson Kosovën: Duhej të fitonim, por patëm një kundërshtar me cilësi

Kombëtarja e Kosovës e ka nisur me barazim ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”. “Dardanët” barazuan 1:1 me Izraelin në ndeshjen e parë të Grupit I, e zhvilluar në Tel Aviv. Përzgjedhësi i Kombëtares së Izraelit, Alon Hazan pas ndeshjes duke folur për mediat lokale, e vlerësoi ekipin e Kosovës. “Pjesa e parë ishte…

Sport

25/03/2023 23:48

Kombëtarja e Kosovës e ka nisur me barazim ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

“Dardanët” barazuan 1:1 me Izraelin në ndeshjen e parë të Grupit I, e zhvilluar në Tel Aviv.

Përzgjedhësi i Kombëtares së Izraelit, Alon Hazan pas ndeshjes duke folur për mediat lokale, e vlerësoi ekipin e Kosovës.

“Pjesa e parë ishte më e mirë. Në pjesën e dytë u panë cilësitë e Kosovës. Gjithmonë duhet të fitojmë, por patëm një kundërshtar me cilësi. Ka pasur pak çrregullim pas zëvendësimeve, ata nuk u morën vesh me njëri-tjetrin. Askush nuk garanton që Kosova dhe Rumania do të marrin pikët në ndeshjet në shtëpi” – tha Hazan, njofton “Sport1.co.il”, transmeton lajmi.net.

“Në ndeshjen e parë të ciklit kualifikues mund të pengoheni plotësisht dhe të largoheni pa pikë. Jam shumë, shumë optimist, sinqerisht. Edhe sikur të fitonim, nuk do të festoja dhe nuk do të rezervoja biletat e avionit për në Gjermani për në “Euro 2024”. Është një rrugë e gjatë, do ta bëjmë hap”, deklaroi ai.

Me këtë barazim, Kosova është e dyta në grup me një pikë, aq sa ka edhe Israeli në pozitën e tretë.

Zvicra është e para me tri pikë pas fitores 0:5 ndaj Bjellorusisë, po aq sa Rumania që triumfoi tek Andorra.

Dy të fundit në Grupin I janë Andorra dhe Bjellorusia pa pikë./Lajmi.net/