Trajneri i Hoffenheim ‘flirton’ me Bayern Munich

Trajneri i Hoffenheim, Julian Nagelsmann, ka dhënë sinjalet e para se mund të jetë zëvendësuesi i Niko Kovac tek Bayern Munich.

Sport

18/04/2019 22:21

Një nga trajnerët më të rinj në Evropë, është shprehur i gatshëm që të ngjitet në majat e futbollit, duke pasur si synim të fitojë të gjitha trofetë e rëndësishme në të ardhmen.

Nagelsmann nuk ka hedhur poshtë mundësin që një ditë të jetë trajneri i gjigantit gjerman, Bayern Munich.

Ai konsiderohet si një nga trajnerët më premtues në Bundesliga, që kur morri drejtimin e Hoffenheim në muajin shkurt të vitit 2016, kur asokohe ishte vetëm 28 vjeçar.

Ai ndihmoi skuadrën e tij t’i shpëtonte rënies nga liga, për të prekur më pas edhe garat e Ligës së Kampionëve.

Por, trajneri i ri nuk ka fshehur dëshirën e tij për një kalim tek Bayern Munich, kur është pyetur për këtë gjë nga ‘Bild’.

“Bayern është një skuadër e mirë. Sigurisht se do të imagjinoja se një ditë do të isha trajner në atë skuadër, por unë do të shkoja edhe tek Liverpool apo Barca” ka thënë Nagelsmann, transmeton ‘lajmi.net’.

“Në gjashtë vite më së largu, unë dua të fitojë diçka të vlefshme” ka shtuar tutje trajneri, duke bërë të qarta ambiciet e tij.

Në debutimin e tij në Ligën e Kampionëve, skuadra e tij u gjend në një grup me Manchester City, Shakhtar Donetsk dhe Olympique Lyon, ku dështoi të siguronte kalimin në fazën e 1/16-ës.

Këtë edicion skuadra e Hoffenheim u eliminua edhe nga garat e Kupës së Gjermanisë, ku ishte mposhtur nga Leipzig.

Ata aktualisht pozicionohen në pozitën e katërt, dhe mos pjesëmarrja në garat evropiane mund ta largonte trajnerin nga stoli i Hoffenheim. /Lajmi.net/