Trajneri i Gjibraltarit me vendim të çuditshëm pas përfundimit të pjesës së parë

Ka përfunduar pa gola 0-0 pjesa e parë e ndeshjes Kosovë – Gjibraltar.

Sport

10/10/2019 18:53

‘Dardanët’ që në këtë ndeshje po paraqiten me shumë ndryshime në formacion, kanë arritur të dominojnë mysafirët nga Gjibraltari, por pa arritur të gjejnë golin e epërsisë.

Pjesa e parë pa gola në ‘Fadil Vokrri’, Kosova nuk shfrytëzon rastet

Rastin më të mirë në pjesën e parë e pati Florent Muslija, që në minutën e 13’ dështoi të shënonte nga një ‘penallti’ në lëvizje.

Pas përfundimit të pjesës së parë, trajneri i Gjibraltarit ka marrë një vendim të çuditshëm, duke mbajtur skuadrën në fushë, për të mos vazhduar në zhveshtore, siç ndodh zakonisht./Lajmi.net/