Trajneri i Francës flet për Giroud, do të befasoheni me komentet e tij

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka komentuar së fundmi anëtarin e Chelsea, Olivier Giroud.

Sport

14/03/2019 20:36

Giroud që luan në fazën e sulmit ishte pjesë e skuadrës së Francës e cila fitoi Kupën e Botës, në Rusi, vitin e kaluar.

Qendër sulmuesi nuk dha kontributin e tij më të madh, dhe formë të mirë nuk ka kaluar as tek Chelsea, por duket se është akoma i rëndësishëm për kombëtaren.

“Nuk besoj se ata do të jenë të lumtur sot” ka thënë Deschamps, duke iu referuar dyshes Lacazette e Ben Yedder, të cilët mbetën jashtë listës së skuadrës, transmeton lajmi.net.

“Ata po bëjnë gjëra shumë të mira, por unë duhet të bëjë zgjedhjet. Ata janë të dy të përafërt në stil. Giroud përdoret më pak në Premierligë, por ai është i rëndësishëm për ne” ka thënë tutje selektori francez.

Deschamps duket se preferon forcën fizike të Olivier Giroud përpara avantazheve teknike të sulmuesit të Arsenal dhe atij të Sevilla. /Lajmi.net/