Trajneri i Feronikelit flet pas eliminimit nga Liga e Kampionëve

Trajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani, ka folur pas eliminimit të skuadrës së tij nga Liga e Kampionëve.

Sport

16/07/2019 23:37

KF Feronikeli është mposhtur 0-1 nga TNS në ‘Fadil Vokrri’, për t’u eliminuar që në raundin e parë të Ligës së Kampionëve, shkruan lajmi.net.

Trajneri Zekirija Ramadani, pas ndeshjes ka shprehur keqardhje për futbollistët, por ka falënderuar tifozët për mbështetje.

“Më vjen keq për futbollistët, dua të falënderoj tifozët që ishin në numër të shumtë. Nuk jemi ekipi i parë që dënohemi pas shumë rasteve, dhe pasi nuk shënuam, pësuam”.

“E dinim që kishim përballë një skuadër me përvojë dhe që tentonin të na ndëshkonin me një rast. Kaq kemi maksimumin, nuk kemi çka të bëjmë”, ka thënë Ramadani./Lajmi.net/