Trajneri i Feronikelit: E merituam titullin

Feronikeli e mposhti me rezultat minimal Prishtinën dhe kësisoj u shpall kampion i ri i Kosovës në futboll.

Sport

19/05/2019 19:01

Kjo ishte hera e tretë në histori të ekipit nga Drenasi, që kurorëzohet me titullin kampion, transmeton lajmi.net.

Trajneri i Feronikelit, Zekirja Ramadani është shprehur tejet i lumtur me triumfin dhe ka thënë se e ka merituar plotësisht vendin e parë në Superligë.

‘’Jam shumë i emocionuar, shumë i gëzuar. Ky titull u arrit me ndihmën e të gjithëve. Kemi qenë gjatë gjithë sezonit në vendin e parë dhe e merituam titullin. Me këtë treguam se jemi ekipi më i mirë në Kosovës’’, deklaroi Ramadani.

Feronikeli në muajin qershor do luajë në para-kualifikimet e Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/