Trajneri i Egjiptit: Ja pse Salah nuk luajti ndaj Uruguait

Hector Cuper ka treguar arsyet e lënies në bankinë të Mohamed Salah në humbjen e Egjiptit kundër Uruguait.

Sport

15/06/2018 16:53

Egjipti u mposht 0-1 nga Uruguai me një gol të pranuar në minutën e fundit në ndeshjen e xhiros së parë të grupit A.

“Mo Salah është një lojtar i rëndësishëm për ne, por ne kemi nevojë të kemi një skuadër të mirë, ne kemi një skuadër të mirë”, ka deklaruar Cuper pas ndeshjes.

“Salah do të ketë një rol të rëndësishëm për ne në ndeshjen e ardhshme”.

“Kemi dashur të shmangim rrezikun për këtë ndeshje, por mendoj se do të jetë gati për ndeshjet e ardhshme”, ka përfunduar trajneri i Egjiptit./Lajmi.net/