Trajneri i Dritës, Nuhiu: E dinim që Llapi ishte lodhur nga ndeshja me Prishtinën

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu është deklaruar pas fitores ndaj Llapit.

Sport

11/04/2021 17:07

“Intelektualët” triumfuan me rezultat 2 – 4, shkruan lajmi.net.

Pas ndeshjes, Nuhiu tha se skuadra ishte në dijeni që Llapi ishte lodhur në ndeshjen e Kupës ndaj Prishtinës.

“Nuk diskutohet që është shumë vështirë për t’u fituar në këtë fushë, ishte një pjesë e parë e barabartë, pastaj jam i kënaqur që ne e shfrytëzuam pjesën e dytë në mënyrën më të mirë për të marrë të tre pikët. Ne e dinim që skuadra e Llapit është e lodhur nga ndeshja e Kupës ndaj Prishtinës”, deklaroi ai.

Drita është lider në Superligë me 61 pikë./Lajmi.net/