Trajneri i Danimarkës: Kosova e ka dëshmuar që luan futboll të mirë

Trajneri i Danimarkës, Age Hareide, e ka lavdëruar lojën e Kosovës para përballjes së të enjtes në miqësore.

Sport

20/03/2019 17:58

Kosova në ‘Fadil Vokrri’ të enjten me fillim nga ora 19:00, takohet me Danimarkën, ndeshje kjo miqësore para asaj me Bullgarinë për Euro 2020.

“Janë kualifikuar tutje në Ligën e Kombeve, kanë sulmues të mirë, kanë lojtarë të mirë që e transferojnë shpejtë lojën”, ka deklaruar Hareide, përcjell ‘lajmi.net’.

“Kanë lojtar që luajnë në Werder Bremen, në Francë te Reims, e kanë dëshmuar që luajnë mirë, kam respekt për kombëtaren e Kosovës”.

Kujtojmë se Danimarka zë vendin e dhjetë në renditjen e FIFA-s./Lajmi.net/