Trajneri i Brighton kërkon transferimin e Bersant Celinës

Bersant Celina mund të transferohet në Premierligë.

Sport

19/01/2020 10:45

Ylli i kombëtares së Kosovës po vazhdon me paraqitjet e tij fenomenale në Championship, duke ndihmuar Swansean në rrugëtimin për promovim në Premierligë.

Paraqitjet e Celinës nuk i kanë shpëtuar syve të trajnerëve nga Premierlgia.

‘Sun Sport’ raporton për interesimin e trajnerit të Brighton, për shërbimet e Celinës, transmeton lajmi.net.

Swansea mund të heq dorë nga kartoni i Celinës, nëse një shumë e konsiderueshme paguet për lojtarin.

Raportimet e medieve britanike bëjnë të ditur se Brighton mund të sigurojë shërbimet e lojtarit me 10 milionë funte. /Lajmi.net/