Trajneri i Bayern jep lajme të freskëta për Boateng

Hansi Flick thotë se mbrojtësi Jerome Boateng do të ketë fjalën e fundit mbi të ardhmen e tij.

Sport

30/12/2019 15:26

Boateng ka filluar tetë nga 17 ndeshjet në Bundesligë me Bayernin në këtë term dhe është lidhur me një largim në afatin kalimtar të janarit.

Juventus dhe Paris Saint-Germain janë të interesuar për gjermanin, ndërsa Arsenali thuhet se tashmë ka bërë ofertën e parë, transmton lajmi.net.

“Unë shoqërohem me të dhe bisedojmë hapur”, tha Flick për Kicker.

“Kundër Wolfsburg ai u fut në krah dhe pati disa probleme, por më pas ai tregoi se ka cilësinë për të luajtur për Bayernin”.

“Jerome duhet të marrë vendimin për të ardhmen e tij sepse ka të bëjë me karrierën e tij”. /Lajmi.net/