Trajneri i Barcës tregon pse e ftoi Manajn te skuadra e parë

Rey Manaj është ftuar për herë të parë te skuadra A e Barcelonës, duke u përfshirë në listën e lojtarëve për ndeshjen e së shtunës kundër Getafe.

Sport

14/02/2020 14:55

Sulmuesi shqiptar në afatin kalimtar të janarit kaloi te Barcelona B, por së fundi është stërvitur me ekipin e parë, shkaku i lëndimeve të Luis Suarez dhe Ousmane Dembele.

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, ka dhënë arsyet e kësaj ftese të Manajt në skuadrën e parë, duke e vlerësuar sulmuesin 22 vjeçar me prejardhje nga Lushnja.

“Rey Manaj nuk ka qenë këtu për një kohë të gjatë, por karakteristikat mund të na ndihmojnë”, ka deklaruar Setien, përcjell lajmi.net.

“Ne e kemi bindjen se Manaj do të na ndihmojë. Po e them prapë, ka që një kohë të shkurtër këtu, por duhet të përshtatet, por predispozicioni i tij është shumë i mirë”./Lajmi.net/