Trajneri i Barcelonës cakton ‘detyrat’ për Coutinhon

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka thënë se pret shumë nga përforcimi i ri, Philippe Coutinho.

Sport

11/01/2018 07:27

Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së kthimit ndaj Celta Vigos për raundin e 1/8-ave të Kupës së Mbretit, trajneri i Barcelonës Ernesto Valverde, shkëputi një mendim edhe për blerjen më të re të bluagranave në merkato brazilianin Philipe Coutinho, me trajnerin e Barçës që thuri elozhe për ish lojtarin e Liverpoolit.

“ Presim një ndihmë të madhe nga ai. Jam i bindur që Coutinho do të përshtatet shpejt me lojën e skuadrës. Është një blerje e madhe për ne”.

Në lidhje me ndonjë lëvizje tjetër në merkato, Valverde shtoi.

“ Modeli i Barcelonës është gjithmonë i njëjti. Ne ndërhymë në merkato për të blerë më të mirët e Botës, por në të njëjtën kohë i kushtojmë një vëmendje të madhe edhe kanterës sepse objektivi është të prodhojmë Xavi dhe Iniesta të rinj. A do bëjmë blerje në mbrojtje? Mascherano është ende pjesë e jona dhe do të vazhdojmë me këta futbollistë që kemi”.