Trajneri i Ballkanit, Shkëmbi: Jemi larg luftës për titull, shpresojmë të arrijmë në garat evropiane

Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi është deklaruar pas humbjes nga Arbëria.

Sport

06/05/2021 17:17

Arbëria ia doli ta befasojë Ballkanin duke e mposhtur me rezultat 2 – 3 në Suharekë, shkruan lajmi.net.

Pas ndeshjes, Shkëmbi tha se shpreson që “Xhebrailat” në fund të sigurojnë garat evropiane.

“Janë dy humbje kundër dy ekipeve që janë në pjesën e epërme të tabelës. Dy humbje që na rendojnë shumë, patjetër që jemi larg luftës për titullin kampion sepse janë vetëm edhe tri ndeshje. Do mundohemi t’i luftojmë të tri ndeshjet dhe shpresoj që të arrijmë në garat evropiane”.

“Janë dy ndeshje që po vuajmë shume, ndoshta është gabimi im që nuk po arrijë t’i motivojë siç duhet, edhe lodhja e bën të vetën, por që nuk diskutohet. Në një situatë tjetër unë do të merrja përgjegjësinë ndryshe, por pas tri ditëve e kemi ndeshjen dhe unë do vazhdoj të bëj punën time”, deklaroi ai.

Ballkani renditët në pozitën e tretë në tabelë, pesë pikë prapa Prishtinës që është lider në tabelë./Lajmi.net/