Trajneri i Arsenal po e mëson anglishten nga seriali i njohur “Peaky Blinders”

Unai Emery ka thënë se është duke e mësuar gjuhën angleze nepërmes serialit “Peaky Blinders”.

Sport

25/11/2018 10:29

Ai po adabtohet ende me jetën në Angli dhe po përdor “TV Showet” si ndihmë.

“Tani po shikojë seriale angleze që të përmirësoj anglishten time” ka thënë ai për reporterët, transmeton lajmi.net.

“Peaky Blinders. Është mirë por pakëz e zorshme, nga Birmingham. Gjithashtu është shumë agresive, mirëpo është mirë, është mirë“ ka thënë trajneri.

Emery dhe Arsenal do të kthehen në aksion sot, në ndeshjen ndaj Bournemouth.

“Gunners” kanë për synim të mos e prishin serinë prej 16 ndeshjeve pa humbje. /Lajmi.net/