Trajneri i Anglisë e pranon se nuk i përjetoi mirë tri golat e Kosovës

Mbrojtja tronditëse e Anglisë kundër Kosovës në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020, e ka lënë në humor jo të mirë trajnerin Gareth Southgate.

Sport

11/10/2019 09:35

Një fitore kundër Republikës së Çekisë të premten, do të rikthente buzëqeshjen në fytyrën e tij, pasi do të rezervonin një vend që dërgon në Euro 2020.

Trajneri i Kombëtares së Anglisë ka pranuar se ka qenë në një humor jo të mirë pavarësisht se mundi Kosovën 5:3 në ‘St Marry’ në ndeshjen e fundit kualifikuese.

“Ne kemi pritje të mëdha nga vetja, dhe nuk presim bëjmë xhiro nderi për t’u kualifikuar”, ka deklaruar Southgate, përcjell lajmi.net.

“Por në mënyrë të barabartë, është një hap në rrugë dhe është diçka që duhet të ta shijosh. Pra, ne duhet ta bëjmë atë më parë”.

“Gjithmonë duhet të shijosh fitoren”.

“Një nga vështirësitë e punës është që ne po flasim për ndeshjen kundër Kosovës, dhe ne nuk ishim të lumtur. Kështu, fituam 5:3, dhe kam qenë në humor të keq për një muaj”./Lajmi.net/