Trajneri Fatih Terim përfshihet në një rrahje (VIDEO)

Fatih Terim e ka gjetur veten në mesin e një përleshje në qytetin e Adanës.

Sport

21/07/2017 18:30

Trajneri i kombëtares turke, Terim është përfshirë në një rrahje masive në një restorant në Adana.

E gjithë kjo ka ndodhur pasi që dhëndri i Terimit, i cili ishte pronar i lokalit, Ahmet Baran Çetin, kishte shkaktuar probleme me pronarin e një lokal fqinj, Selahaddin Aydogdu.

Ngjarja është xhiruar nga kamerat e sigurisë dhe së fundi është publikuar në rrjetet sociale dhe YouTube.

Mediat turke raportojnë se në ditët në vijim Terim, dhëndri tij dhe Aydogdu do të merren në pyetje nga policia e Turqisë. /Telegrafi/

YouTube player

 

YouTube player