“Trajner i Juventusit është Ronaldo”

Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentis, ka thënë se Cristiano Ronaldo e ka luajtur rolin e trajnerit te Juventus këtë sezon.

Sport

14/05/2019 18:38

Cristiano Ronaldo në verën e vitit 2018 për 105 milionë euro iu bashkua Juventusit nga Real Madrid.

Portugezi në sezonin e parë te Juventus, arriti të fitonte titullin e Serie A, por nuk ia doli të sillte titullin e Ligës së Kampionëve në Torino, që mungon që nga viti 1995.

Sipas presidentit De Laurentiis, Ronaldo ka luajtur rolin e trajnerit te Juventus, duke motivuar lojtarët.

“Cristiano Ronaldo është i fortë sepse ka zëvendësuar në këtë kampionat trajnerin me praninë e tij, sepse trajneri më shumë se sa ka bërë këto vite çfarë duhet të bënte? Motivuesi i vërtetë është Cristiano, njeriu i dhomave të zhveshjes”, ka deklaruar De Laurentis./Lajmi.net/