Trajkoviq: Nuk ka kush ta heq taksën

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq ka folur për dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga detyra e Kryeministrit të Kosovës.

Lajme

22/07/2019 09:07

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq ka thënë se me dorëheqjen e tij nga posti i Kryeministrit, Ramush Haradinaj ka krijuar presion ndaj institucionet e Kosovës në kuptimin e heqjes së taksës, duke e shtuar jetëgjatësinë e tyre.

“Kjo është goditja e tyre e fundit dhe më e fuqishme në refuzimin për heqjen e taksës dhe nuk shoh se si në këtë moment mund të vendoset për pezullimin e saj, e më pas të mos rrezikohet në rënien e popullaritetit”, deklaroi ajo për “Danas”, transmeton lajmi.net.

“Ramushi me luftën e tij strategjike kundër heqjes së taksës në këtë moment ka ngritur mbështetjen në zgjedhje dhe popullaritetin e tij, andaj në vend të rikrijimit të Qeverisë së Kosovës në këtë moment më shumë duket se do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme”, shtoi Trajkoviq.

“Por, marrë parasysh se ky është një proces që zgjatet, sidomos ai për formimin e Qeverisë, me shumë gjasa bisedime mes Beogradit dhe Prishtinës nuk do të ketë deri në fund të vitit kalendarik”, u shpreh ajo.

Duke komentuar deklaratën nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq për “reagimin nervoz ndaj dorëheqjes së Haradinajt”, Trajkoviq ka thënë se nuk janë të vërteta sugjerimet e kreut serb se dorëheqje është presion ndaj serbët. /Lajmi.net/