Tragjike: Vdes ish lojtari i Huddersfield, 25 vjeçari u sulmua dhe mori plagë të papërballueshme

Ish anëtari i Huddersfield Town, Sinnot, është qëlluar për vdekje.

Sport

26/01/2020 10:25

Një ngjarje tragjike ka ndodhur gjatë së premtës, kur futbollisti anglez, Jordan Sinnot, është rrahur brutalisht në një park në Nottinghamshire, transmeton lajmi.net.

Sinnot ishte gjetur në gjendje koma pas plagëve të marra ,kurse më vonë ai ka ndërruar jetë në spitalin e Matlock Town.

Policia tashmë është duke investiguar rastin, deri në zbardhjen e plotë dhe identifikimin e fajtorëve.

Sipas raportimeve të medieve britanike, bëhet e ditur se një person është duke u  mbajtur nga policia, si i dyshuar. /Lajmi.net/