Tragjedia në Koçan, në mesin e viktimave edhe 5 anëtarë të grupit muzikor DNK
Filip Stefanovski, Gjorgi Gjorgiev, Sara Projkovska dhe Andrej Gjorgievski 4 anëtarët e grupit muzikor DNK si dhe fotografi i grupit Aleksandar Efremov humbën jetën në tragjedinë e mbrëmshme në diskotekën në Koçan. Lajmin e bënë të ditur anëtarë të grupit DNK të cilët publikuan në rrjetet sociale fotografitë e anëtarëve të tyre. Dy prej anëtarëve…

Lajme
Filip Stefanovski, Gjorgi Gjorgiev, Sara Projkovska dhe Andrej Gjorgievski 4 anëtarët e grupit muzikor DNK si dhe fotografi i grupit Aleksandar Efremov humbën jetën në tragjedinë e mbrëmshme në diskotekën në Koçan.
Lajmin e bënë të ditur anëtarë të grupit DNK të cilët publikuan në rrjetet sociale fotografitë e anëtarëve të tyre.
Dy prej anëtarëve iu nënshtruan plagëve në orët e pasdites. Anëtarë të grupit si dhe shokët e të ndjerëve, përmes postimeve të tyre në rrjetet sociale, i dhanë lamtumirën miqve të tyre.
Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut informon se aktualisht po organizohet transport ajror për të lënduarit më të rëndë nga zjarri në diskotekën e Koçanit. Pesë pacientë do të dërgohen për trajtim në Bullgari, dy prej të cilëve janë nga Klinika e Kirurgjisë “Shën Naumi i Ohrit” dhe tre nga TOARILUC.
Në Turqi do të dërgohen për trajtim tre pacientë nga TOARILUC dhe gjashtë nga Spitali i Përgjithshëm “8 Shtatori”. Po ashtu, për në Greqi, me mjete të IMT-së, janë transportuar tre pacientë nga TOARILUC. Me mjete të IMT-së do të transportohen gjithashtu pesë pacientë për në Bullgari dhe pesë për në Serbi, transmeton Alsa.