Tragjedia në Deçan, reagon Konjufca

Kryekuvendari Glauk Konjufca ka reaguar për tragjedinë në Gllogjan të Deçanit ku pas sulmit me armë ndaj një autobusi janë vrarë tre persona, dy prej të cilëve nxënës.

Lajme

26/11/2021 21:38

Konjufca ka nxitur organet e rendit që sa më parë të zbulojnë autorët e krimit dhe t’i sjellin ata para drejtësisë, shkruan lajmi.net.

Postimi i plotë i Konjufcës:

Sonte u tronditem nga rasti tragjik i cili ndodhi në Gllogjan të Deçanit.

Nga lajmet qe po lexojmë deri tani, kanë humbur jetën tre qytetarë ku dy prej tyre janë fëmijë.

Bashkëndjejmë me familjarët e viktimave nga kjo ngjarje me përmasa kriminale.

I nxis organet e rendit që sa më parë të zbulojnë autorët e këtij krimi të rëndë dhe t’i sjellin ata para drejtësisë. Orët janë të gjata. /Lajmi.net/