Tragjedi në Pejë: Punëtori bie nga shtylla elektrike, vdes pas plagëve të marra

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Levoshë të Pejës. Një punëtor atje ka rënë nga shtylla elektrike në të cilën ishte duke punuar, shkruan lajmi.net. Për pasojë, nga plagët e marra punëtori ka ndërruar jetë. Rasti është konfirmuar për lajmi.net edhe nga Policia për rajonin e Pejës. “Punëtori ka qenë duke punuar në…

Lajme

04/02/2023 13:41

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Levoshë të Pejës.

Një punëtor atje ka rënë nga shtylla elektrike në të cilën ishte duke punuar, shkruan lajmi.net.

Për pasojë, nga plagët e marra punëtori ka ndërruar jetë.

Rasti është konfirmuar për lajmi.net edhe nga Policia për rajonin e Pejës.

“Punëtori ka qenë duke punuar në shtyllën elektrike ende nuk e dimë a ka qenë në kontakt me energjinë që është rrëzuar apo jo, por mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij”, bënë të ditur nga Policia për lajmi.net.