Tragjedi në futboll

Futbollisti 23-vjeç, Carlos Barra, anëtar i Maipu Quilicura ka vdekur pas një sulmi në zemër gjatë ndeshjes miqësore kundër Deportivo Palestino në Kili.

Sport

04/09/2014 12:52

Një tragjedi e madhe ka ndodhur në Kili. Gjatë ndeshjes miqësore mes skuadrës Deportivo Palestino dhe Deportivo Maipu Quilicura, ka humbur jetën futbollisti 23-vjeç Carlos Barra, i goditur nga një sulm kardiak.

Futbollisti ishte shumë pranë transferimit në Maipu, ku pritej të nënshkruante kontratë gjatë javës së ardhshme.

Sipas dëshmisë së trajnerit Luis Saavedra, ndihma mjekësore erdhi pas 20 minutash, dhe atëherë ishte vonë për të intervenuar.

“E humbi vetëdijen dhe nuk e riktheu më. Kur erdhi ambulanca ai ishte i vdekur”, deklaroi ai.