Tragjedi ajrore në Rusi, rrëzohet aeroplani – vdesin të gjithë

Një avion transporti “Antonov An-26” u përplas pranë qytetit lindor të Kabarovskit në Rusi duke lënë të vdekur të gjithë anëtarët e bordit.

Bota

22/09/2021 15:10

Interfax bën me dije se numërohen gjashtë të vdekur nga aksidenti tragjik, të gjithë anëtarë të bordit të avionit.

Ndërkohë, sipas agjencisë tjetër TASS, avioni i rrëzuar i përket një kompanie private që kryen teste teknike mbi aeroportet e vendit.

Ministria e Emergjencave të Rusisë njoftoi se ekipet e shpëtimit janë duke kryer kërkime për të gjetur mbetjet e avionit që u zhduk menjëherë nga radarët.