Trageti përplaset me një objekt të panjohur në Hong Kong

Rreth 100 persona janë lënduar kur një traget i cili po kthehej prej Macaus për në Hong Kong u përplas me një objekt të paidentifikuar, njoftuan zyrtarët policorë të vendit.

Bota

25/10/2015 17:09

Të lënduarit u trajtuan në 5 spitale të ndryshme në Hong Kong, ndonëse natyra dhe shkalla e lëndimit të tyre ende nuk dihet. Incidenti ndodhi në afërsi të ishullit Lantau.

Hong Kongu është njëri ndër kanalet më të frekuentuara nga anijet. Derisa aksidentet serioze janë të rralla, ujërat janë mbingarkuar shumë kohëve të fundit nga barkat dhe anijet e turistëve./arbresh.info