Trafikonte drogë nga Shqipëria në Greqi, arrestohet me 33 kg kanabis

Policia greke ka vënë në pranga një 45 vjeçar shqiptar, pasi është kapur duke trafikuar lëndë narkotike kanabis sativa, shkruan shekulli.

Lajme

24/01/2016 09:38

Duke cituar policinë, mediat greke shkruajnë se kapja e shqiptarit u bë në Kostur, ku në automjetin e tij janë gjetur 33 kg kanabis sativa e fshehur në bagazh.

Ndërkohë, nga hetimet paraprake të policisë, droga ishte trafikuar nga Shqipëria dhe kishte në hyrë në Greqi para disa ditësh.

Mësohet se, kjo më pas do të shitej në Selanik. Gjithashtu, policia sekuestroi edhe makinën e shqiptarit, dy celularë dhe dy karta SIM.