“Trafikim me njerëz, grabitje, shantazh”, policia kërkon bashkëpunim për kapjen e këtij personi

Policia e Kosovës - Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, ka kërkuar bashkëpunim me qytetaret e Kosovës për kapjen e një personi.

Lajme

30/10/2020 14:24

Personi i kërkuar është:

· ILIR (Xhemё) ISUFI i lindur me 15.08.1974 në fshatin Katundi i Ri- PEJË.

I pandehuri është i kërkuar për veprat penale:

“Trafikim me njerëz, Grabitje, Shantazh”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë – E-mail adresa: [email protected] /Lajmi.net/