Trafik me lëndë narkotike, arrestohet një 30 vjeçar
Një 30-vjeçar është arrestuar këtë të martë në Tiranë nën akuzën e ‘trafikut me lëndë narkotike’.

Lajme
Policia shqiptare njofton se i arrestuari është Alfred Ismailaj, banues në Tiranë.
Ai u prangos në rrugën “Myslym Keta”, duke lëvizur me automjetin e tij BMW.
Pas kontrolleve, 30-vjeçarit iu gjetën 75 doza me një peshë totale prej 19 gramësh lëndë narkotike, e dyshuar si heroinë.
Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi dy telefona celular, automjetin, si dhe 1,500 euro.