Trae Young: Besoj se Lakers do të shpalleshin kampionë, LeBron më i miri

Trae Young ka dhënë disa komente mbi sezonin e suspenduar të NBA.

Sport

05/04/2020 09:00

Sezoni në NBA vazhdon të jetë i suspenduar qysh nga koha kur Rudy Gobert rezultonte pozitiv në Covid-19.

Përhapja e koronavirusit ka bërë që të mos ketë kushte të duhura për rikthim në parket, kurse në këtë situatë disa komente ka dhënë edhe ylli i Atlanta Hawks, Trae Young.

Young beson se Lakers do të shpallej skuadër kampione në këtë sezon, si dhe ka mendim edhe mbi lojtarin më të mirë në basketboll.

“Lakers, me siguri, me siguri. Bron ishte në një mision tjetër”, ka thënë Young, transmeton lajmi.net.

“Ishte më i çmenduri që kam parë. Kjo është arsyeja pse ai në sytë e mi është më i miri”, ka shtuar organizatori i Hawks.

“Të bësh atë që po bën ai në sezonin e 17-të është çmenduri”, ka thënë ndër të tjerash Young.

Nuk ka asgjë definitive mbi atë se kur do të rifillojë sezoni i NBA, ose nëse do të rifillojë. /Lajmi.net/