Tradhtari Costa

Federata braziliane e futbollit (CBF) ka akuzuar sulmuesin e Atletico Madridit, Diego Costa se zgjodhi të luajë për Spanjën vetëm për “arsye financiare”. Kështu tha drejtori i përgjithshëm i CBF-së, Carlos Eugenio Lopes. Ai po ashtu theksoi se ka bërë kërkesë për heqjen e shtetësisë spanjolle për yllin e Atleticos. Kurse, selektori i Brazilit, Felipe…

Sport

30/10/2013 15:15

Federata braziliane e futbollit (CBF) ka akuzuar sulmuesin e Atletico Madridit, Diego Costa se zgjodhi të luajë për Spanjën vetëm për “arsye financiare”. Kështu tha drejtori i përgjithshëm i CBF-së, Carlos Eugenio Lopes.

Ai po ashtu theksoi se ka bërë kërkesë për heqjen e shtetësisë spanjolle për yllin e Atleticos. Kurse, selektori i Brazilit, Felipe Scolari, pasi anuloi ftesën e sulmuesit për dy ndeshjet e ardhshme miqësore kundër Hondurasit dhe Kilit, ka lansuar kritika të ashpra të drejtim të Costas.

“Një brazilian i cili refuzon ta vesh fanellën e Kombëtares së tij dhe të luajë në Kampionatin botëror në shtetin e tij nuk meriton asgjë tjetër përveç të përjashtohet, ai u ka kthyer shpinën miliona bashkëkombësve të tij”.

Ndërsa, Costa është shprehur se vendimi i tij për ta përfaqësuar Spanjën është “mirënjohje për shtetin që më ka dhënë gjithçka”.