Tradhëtari Lampard

Tifozët e Chelseas kanë kritikuar ashpër Frank Lampardin për marrëveshjen e transferimit të tij në formë huazimi te rivali i Premierligës, Manchester City.

Sport

02/08/2014 11:18

Lajmi se legjenda e Chelseas, Frank Lampard do të transferohet në Manchester City në formë të huazimit për gjashtë muaj ka hidhëruar përkrahësit e gjigantit londinez.

Një numër i madh i mbështetësve të skuadrës nga Stamford Bridge e kanë kritikuar vendimin e Lampardit e pati edhe të atillë që shkuan më larg, duke publikuar fotografi të djegies së fanellës së tij.

“Ai është i vdekur për mua, Lampard je një tradhëtar”, shkroi një tifoz i Chelseas.

Kurse, edhe shumë të tjerë e kritikuan atë, pavarësisht kontributit të madh që bëri në klub. Lampard, deri dje legjendë, sot tradhëtar në Chelsea.