Townsend humb Botërorin

Anglia ka humbur një futbollist të rëndësishëm për Kampionatin botëror në Brazil. Mesfushori i Tottenhamit, Andros Townsend do të mungojë për dhjetë javë, pas lëndimit që pësoi në fundjavë kundër Stoke Cityt.

Sport

30/04/2014 17:29

Andros Townsend do të mungojë në Kampionatin botëror pas lëndimit në nyjën e këmbës, që pësoi në fitoren e Tottenhamit në udhëtim te Stoke City, me rezultat 1:0 të shtunën.

Ai do të mungojë për deri në dhjetë javë, ka njoftuar klubi i tij.

Townsend, i cili u largua nga Britannia Stadium duke bartur një këpucë mbrojtëse, kaloi debutim premtues për Anglinë në tetor, duke shënuar në fitoren 4:1 ndaj Malit të Zi.

Ai po ashtu u paraqit kundër Polonisë katër ditë më vonë kur Anglia e siguroi kualifikimin për në Brazil me fitore 2:0.

Selektori Roy Hodgson do të publikojë listën e gjerë të futbollistëve për Kampionatin botëror më 12 maj.

Mesfushori Townsend ka bërë 32 paraqitje këtë sezon, por asnjë si titullar nga humbja 1:0 nga Arsenali në mars.