Toure: Chelsea është favorit për titull

Mesfushori i Manchester Cityt, Yaya Toure mendon se Chelsea është favorit i pastër për ta fituar titullin e kampionit në Premierligë. City gjendet në pozitën e katërt në tabelë me nëntë pikë prapa Jose Mourinhos, por ka tri ndeshje më pak të zhvilluara. Sidoqoftë, Toure e favorizon ekipin e Jose Mourinhos, për të cilin thotë…

Sport

14/03/2014 12:30

Mesfushori i Manchester Cityt, Yaya Toure mendon se Chelsea është favorit i pastër për ta fituar titullin e kampionit në Premierligë.

City gjendet në pozitën e katërt në tabelë me nëntë pikë prapa Jose Mourinhos, por ka tri ndeshje më pak të zhvilluara.

Sidoqoftë, Toure e favorizon ekipin e Jose Mourinhos, për të cilin thotë se s’ka çka të humb.

“Ne i kemi tri ndeshje në dorë, por mund t’i humbim të tria ato. Për mua, Chelsea është favorit”, theksoi ish futbollisti i Barcelonës për tabloidin britanik Daily Mirror.

Ekipi i Manuel Pellegrinit u eliminua nga Liga e Kampionëve nga Barcelona të mërkurën mbrëma, ndërsa ditë më parë ishte eliminuar edhe nga FA Cup nga Wigan Athletic.

“Ne vetëm duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të mundohemi t’i fitojmë të gjitha ndeshjet. E dimë se do të jetë e vështirë. Por, kur i humbet ndeshjet, mëson më shumë nga vetvetja. Ndonjëherë, kur humb, nuk është keq”, vazhdoi ai.

“Ekipet vijnë dhe janë të vendosura të na mposhtin, kështu që gjithmonë është e vështirë. Ekipet janë mjaft të motivuara ndaj nesh. Duhet ta kuptoni se ne nuk jemi makina. Duhet të lëvizim dhe të mendojmë për Premierligë. Me lojtarët që kemi, mendoj se mund t’ia dalim”, përfundoi Toure.