Toulalan mungon ndaj Juventusit

Mesfushori i Monacos, Jeremy Toulalan është lënduar në takimin ndaj Caen të premten dhe pritet të mungojë në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Juventusit.

Sport

11/04/2015 15:35

Mesfushori i Monacos, Jeremy Toulalan pritet të mungojë në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Juventusit, për shkak të një lëndimi që pësoi në fitoren 3:0 ndaj Caen, të premten.

Mungesa e kapiteni do të jetë një goditje e rëndë për skuadrën franceze.

Përveç tij, edhe qendërmbrojtësi veteran Ricardo Carvalho është në dyshim për duelin e parë ndaj Bianconerëve, njësoj për shkak të një lëndimi.