Totti zbulon prapaskenat: Barcelona nuk më ka kontaktuar kurrë, por do të doja të luaja atje

Ish-futbollisti i njohur italian ka zbuluar skuadrat me të cilat ka qenë në kontakt gjatë karrierës së tij, por vendosi ti qëndrojë besnik Romës.

Sport

01/12/2021 16:48

Franceso Totti gjatë karrierës së tij ishte lidhur me një kalim te shumë skuadra të njohura evropiane, por ai vendoi ti qëndrone besnik Romës aty ku e mbylli karrierën në maj të vitit 2017, transmeton lajmi.net.

Totti zbuloi se do të kishte qenë mirë të luante te Barcelona, por ‘Blaugranët’ nuk e kontaktuan asnjëherë atë.

“Jo, sinqerisht, gjatë karrierës sime, nuk kam biseduar kurrë me Barcelonën për një transferim në Katalonjë”.

“Më vjen keq gjithashtu sepse Barcelona është një ekip i mrekullueshëm për t’u parë dhe do të ishte mirë të luaja atje. Në një botë tjetër, le të shohim nëse Barcelona do të dalë përpara.”

Totti fitoi ‘Scudetton’ në 2000-01 me Romën dhe fitoi dy ‘Coppa Italia’ gjatë karrierës së tij, por kurrë nuk arriti të fitojë Ligën e Kampionëve.

“Për mua, qëndrimi në Romë ishte zgjidhja më e mirë. Eshtë e vërtetë që në një moment në karrierën time, isha afër nënshkrimit për Realin. Por vendosa me zemër.

“Është normale që kur luan në disa skuadra si Roma, ndryshe nga Real Madridi, ke më pak shanse për të fituar një Champions League. Por Roma ishte kampionia ime”, tha Totti. /Lajmi.net/