Totti beson se Lewandowski e meriton Topin e Artë

Ish kapiteni i Romës, Francesco Totti beson se sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski e meriton Topin e Artë të vitit 2021.

Sport

29/11/2021 16:33

Legjenda italiane që u pensionua në vitin 2017, foli për Sport para ceremonisë së Topit të Artë, që mbahet në Paris sonte (e hënë), transmeton lajmi.net.

Lionel Messi shihet si favoriti për ta fituar për herën e shtatë në karrierë, mirëpo Totti thekson se Lewandowski e meriton.

“Të themi që jemi mësuar të jetë gara mes Messit dhe Ronaldos. Por, këtë vit, do doja ta fitonte Lewandowski”, tha ai.

Ndërkohë, pas pak orëve do mësohet fituesi, derisa pas pak do mësohen top 30 më të mirët në botë./Lajmi.net/