Tottenhami “rrëshqet” në xhiron e pestë – barazon ndaj West Hamit
Tottenhami nuk ka arritur të sigurojë më shumë se një barazim në ndeshjen ndaj West Hamit, në kuadër të xhiros së pestë të Premier League. Ndonëse e filluan më mirë sesa vendasit, Spurs nuk ishin të qëndrueshëm sa duhet për 90 minuta, duke e marrë kështu golin e barazimit në minutën e 55’ nga Soucek.…

Sport
Tottenhami nuk ka arritur të sigurojë më shumë se një barazim në ndeshjen ndaj West Hamit, në kuadër të xhiros së pestë të Premier League.
Ndonëse e filluan më mirë sesa vendasit, Spurs nuk ishin të qëndrueshëm sa duhet për 90 minuta, duke e marrë kështu golin e barazimit në minutën e 55’ nga Soucek.
Edhe goli i avantazhit nuk u shënua nga ndonjë lojtar i skuadrës së Antonio Contes.
Ishte Kehrer ai që e çoi topin në portën e ekipit të tij në pjesën e parë.
Pas këtij barazimi, Tottenhami bën një hap fals në ndekje të vendit të parë. /Lajmi.net/