Tottenham vazhdon interesimin për Romeron

Skuadra angleze është shumë e interesuar për transferimin e Cristian Romeros.

Sport

29/07/2021 23:59

Tottenhami është duke synuar transferimin e Romeros gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas mediave italiane, drejtuesit e klubit anglez janë ende në bisedime me Atalantan për të arritur një marrëveshje, transmeton lajmi.net.

Klubi italian po kërkon të paktën 55 milionë euro për ta lënë të lirë futbollistin e tyre, në anën tjetër klubi nga Londra po përgatit një ofertë rreth 40-45 milionë euro.

Interesim për argjentinasin ka shfaqur edhe Barcelona por ende nuk ka bërë një ofertë në drejtim të tij. /Lajmi.net/