Tottenham triumfon me përmbysje ndaj Leeds

Tottenham ka shënuar fitoren e parë nën urdhrat e Antonio Conte në Premierligë, duke mposhtur me përmbysje Leeds United.

Sport

21/11/2021 19:22

Spurs fituan me rezultat të ngushtë 2 – 1, shkruan lajmi.net.

Pjesa e parë u dominua plotësisht nga mysafirët që edhe shënuan përmes Daniel James.

Ish ylli i Man Utd, pas një harkimi të Harrison, e dërgoi lehtësisht topin në portë nga afërsia (44′).

Në pjesën e dytë, Tottenham ndryshoi mënyrën e lojës dhe ia doli të arkëtoi pikët e plota. Fillimisht, Hojbjerg shënoi pas një asistimi të Lucas Moura për të barazuar rezultatin (58′).

Ndërsa, pas goditjes së Eric Dier, nga topi i kthyer përfitoi Sergio Reguilon që e dërgoi topin në rrjetë (69′).

Me këtë fitore, Tottenham ngritët në pozitën e shtatë me 19 pikë, derisa Leeds zënë vendin e 17-të me 11 sosh./Lajmi.net