Tottenham siguron Iniestan e ri

Tottenham ka mposhtur konkurrencën nga Barcelona për transferimin e sensacionit nigerian Musa Yahaya, i konsideruar si Andres Iniesta i ri. 16-vjeçari ishte pjesë e ekipit të Nigerisë që së fundmi fitoi Kampionatin botëror U-17, dhe zgjoi interesime nga shumë klube të mëdha evropiane. Gjiganti katalan Barcelona ishte në bisedime me menaxherin e Yahayas javën e…

Sport

13/02/2014 13:45

Tottenham ka mposhtur konkurrencën nga Barcelona për transferimin e sensacionit nigerian Musa Yahaya, i konsideruar si Andres Iniesta i ri.

16-vjeçari ishte pjesë e ekipit të Nigerisë që së fundmi fitoi Kampionatin botëror U-17, dhe zgjoi interesime nga shumë klube të mëdha evropiane.

Gjiganti katalan Barcelona ishte në bisedime me menaxherin e Yahayas javën e kaluar, mirëpo Tottenham ka arritur marrëveshje për transferimin e tij në White Hart Lane.

Sipas njoftimeve të publikuara nga mediat britanike, mesfushori do t’i nënshtrohet testeve mjekësore në Londër para nënshkrimit të kontratës pesëvjeçare me Tottenhamin.

Yahaya aktualisht luan për skuadrën afrikane Mutunchy Academy dhe besohet se do të qëndrojë aty deri në ditëlindjen e 17’të, kur do të ketë të drejtë të sigurojë lejen e punës në Britaninë e Madhe.