Tottenham shumë afër transferimit të Romeros

Klubi anglez pritet ta transferojë mbrojtësin e Atalantas Cristian Romero.

Sport

31/07/2021 19:10

Sipas mediave italiane, Romero pritet ta vazhdojë karrierën në Angli, transmeton lajmi.net.

Tottenhami tashmë ka bërë ofertën e radhës për mbrojtësin 50 milionë euro plus 5 milionë të tjera në formë bonusesh.

Atalanta ka kërkuar nga fillimi 55 milionë euro për ta lënë të lirë futbollistin, dhe tani pasi kjo ofertë erdhi duket se palët shumë shpejtë do të arrijnë marrëveshje.

Argjentinasi tashmë ka arritur marrëveshje personale me Tottenhamin për një kontratë pesë-vjeçare të vlefshme deri në qershor të vitit 2026.

Interesim për Romeron ka shfaqur edhe Barcelona, mirëpo duke marrë parasysh çmimin e lartë dhe gjendjen e vështirë financiare të gjigantit spanjoll transferimi i tij ishte i pamundur. /Lajmi.net/