Tottenham shtynë për shkëmbimi Eriksen – Rabiot

Tottenham Hotspur mund të pajtohen për largimin e Eriksen drejt Juventus, por vetëm me një kusht.

Sport

18/10/2019 08:16

Christian Eriksen ka kërkuar largimin nga Tottenham tash e një kohë dhe duket se momenti për largimin e tij po afron.

Spurs janë gati të heqin dorë nga ylli danez, me Juventus që janë të interesuar për të siguruar nënshkrimin e tij.

Skuadra nga Londra veriore do të synojë për shkëmbimin Eriksen – Adrien Rabiot, shkruan ‘Calciomercato’, transmeton lajmi.net.

Eriksen ka qenë afër kalimit tek Real Madrid gjatë verës, por nuk transferimi nuk u kompletua kurrë.

Organizatori danez do të jetë jashtë kontratës në fund të sezonit 2019/20. Spurs nuk duan ta humbin lojtarin me parametra zero, kështu që po konsiderojnë shkëmbimin me Rabiot. /Lajmi.net/