Tottenham pas Berishës

Së shpejti, yllit të Manchester Unitedit, Adnan Januzaj mund t’i shtohet një tjetër kosovar në Premierligë. Tottenham shpreson ta transferojë sulmuesin Valmir Berisha – të përshkruar si Zlatan Ibrahimovic i ri – për 500 mijë funte, ka njoftuar tabloidi britanik Sports Mirror. Ylli i skuadrës Halmstad, 17-vjeç, ka impresionuar skautët e gjigantit londinez duke realizuar…

Sport

12/11/2013 08:45

Së shpejti, yllit të Manchester Unitedit, Adnan Januzaj mund t’i shtohet një tjetër kosovar në Premierligë. Tottenham shpreson ta transferojë sulmuesin Valmir Berisha – të përshkruar si Zlatan Ibrahimovic i ri – për 500 mijë funte, ka njoftuar tabloidi britanik Sports Mirror.

Ylli i skuadrës Halmstad, 17-vjeç, ka impresionuar skautët e gjigantit londinez duke realizuar het-trik kundër Argjentinës në Kampionatin botëror U-17 në Abu Dhabi.

Ai po ashtu realizoi një gol të bukur me gërshërë kundër Hondurasit që zgjoi krahasime me yllin më të madh të Suedisë. Berisha, ka zgjuar interesim nga disa klube të mëdha evropiane, të vetëdijshme se bëhet fjalë për një talent të jashtëzakonshëm ende në hapat e parë të karrierës.

Por, sipas Sports Mirror, Tottenham do të përballet me konkurrencë të madhe për të siguruar shërbimet e Berishës.