Tottenham nis bisedimet me Juventusin për McKennie

Skuadra angleze ka shprehur interesim për Weston Mckennie

Sport

26/08/2021 12:55

Pak ditë më parë ishte raportuar se Massimiliano Allegri nuk llogarit në shërbimet e Mckennie dhe ai do të vendoset në shitje nga Juventusi, transmeton lajmi.net.

Sipas ‘The Indenpendent’, Tottenham tashmë kanë nisur bisedimet me gjigantin italian në lidhje me një transferim të mundshëm të futbollistit.

Drejtori i Spurs kishte nënshkruar me mesfushorin sa ishte pjesë e “Bianconerëve” dhe tani dëshiron të bashkohet sërish me të, kësaj radhe në Angli.

“Zonja e Vjetër”, po kërkon rreth 45 milionë euro për shitjen e amerikanit që nuk bënë pjesë në planet e klubit pas transferimit të Manuel Locatellit. /Lajmi.net/