Tottenham në negociata me Pjanic

Tottenham është në bisedime me Barcelonën për transferimin e mesfushorit Miralem Pjanic.

Sport

07/07/2021 11:05

Boshnjaku dështoi në edicionin e parë te Barcelona, duke qenë vetëm 12 herë titullar në të gjitha garat, transmeton lajmi.net.

Barcelona është e dëshpëruar për të zbritur pagat, derisa Pjanic është në listën e katalunasve që do shitet në verë.

Sipas Mundo Deportivo, Tottenham është në negociata me Barcelonën për mesfushorin.

Mediumi spanjoll gjithashtu raporton se Pjanic do preferonte rikthimin te Juventus, por klubi i Seria A dëshiron tjetër mesfushor.

Në rast që arrihet marrëveshja, Pjanic do huazohet me të drejtë blerje./Lajmi.net/