Tottenham në bisedime me Ten Hag 

Skuadra angleze,Tottenham ka filluar bisedimet, me trajnerin e Ajax, Erik Ten Hag.

Sport

06/06/2021 09:11

Sipas “Mirror”, drejtuesit e Tottenham kanë filluar kontaktet me Erik ten Hag, për ta marrë postin e trajnerit të tyre, pas shkarkimit të Jose Mourinhos, transmeton lajmi.net.

Antonio Conte ishte shumë i përfolur për një kalim te Hotspur, por duket se palët nuk kanë arritur marrëveshje, dhe tani drejtuesit e Tottenham po shikojnë opsione tjera.

Ten Hag ka qenë i preferuar i Tottenhamit për disa kohë, dhe mund të jetë në krye të skuadrës nga sezoni i ardhshëm. /Lajmi.net/